Home > Uncategorized > Përlotet Iniesta për pensionimin: Kurrë s’e kam menduar që vjen kjo ditë

Përlotet Iniesta për pensionimin: Kurrë s’e kam menduar që vjen kjo ditë

//
/
Comments are Off

Mesfushori legjendar i Barcelonës dhe Spanjës, Andres Iniesta, është përlotur në konferencën ku e ka konfirmuar pensionimin nga futbolli profesionist.

“Ju lutem më lini që të jem pak emocional sot…”, ka thënë Iniesta i përlotur.

“Kurrë nuk e kam menduar që vjen kjo ditë. Kurrë s’e kam imagjinuar”.

“Po, këta janë lot të një djali nga një qytet i vogël si Fuentealbilla, që ëndërronte të luante futboll dhe e arritëm këtë gjë pas një pune të zellshme, sakrifice…mosdorëzimi, vlera këto thelbësore në jetën time”.

“Ndihem shumë krnear me këtë rrugë, me krejt njerëzit që më kanë shoqëruar”.

The post Përlotet Iniesta për pensionimin: Kurrë s’e kam menduar që vjen kjo ditë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights