Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se biseda e publikuar dje mes saj dhe ish-nënkryetarit të Listës serbe, terroristit Millan Radoiçiq është e fabrikuar.
Ajo akuzoi opozitën se po tentojnë ta linçojnë atë dhe t’ia humbin kredibilitetin qeverisë Kurti, derisa theksoi se s’ka pasur asnjë bisedë me Milan Radoijçiq për pagën minimale në Kosovë. Përkitazi me këtë, ajo theksoi se Radoiçiq është përndjekur në Kosovë dhe s’ka shansa të kthehet në Kosovë, përveç duar-lidhur. Duke iu drejtuar deputetëve opozitarë, ajo përmendi publikimin e disa fotove të përurimit të shtëpisë së Milan Radoiçiq, dhuratat që i janë bërë fëmijëve të Radoiçiqi nga siç tha ajo zyrtarë dhe udhëheqës.
Kusari-Lila: Biseda e publikuar është e fabrikuar
Kusari-Lila akuzoi edhe deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, që sipas saj përmes kompanisë “Lirigzoni” ka marrë mbi 2 milionë euro të punëve që i ka kryer në veri.
Derisa po fliste ajo deputeti i pavarur Haki Abazi vendosi disa shirita të policisë rreth foltores së Kuvendit ku po fliste ajo.



