Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka dhënë një deklaratë ndryshe nga ajo e lëshuar nga Ministria serbe e Mbrojtjes, ku thuhej se ushtria serbe qëndroi përgjatë vijës kufitare me Kosovën, për shkak të hajdutëve të drunjve.
Ai nuk përmendi fare pyjet, por ka deklaruar se Ushtria e Serbisë është në komunikim të përditshëm me komandën e KFOR-it dhe kanë të gjitha linjat e organizuara të komunikimit dhe patrullimet e përbashkëta, transmeton klankosova.tv.
”Dhe Albin Kurtit vazhdimisht po i qasen për aktivitetet e Ushtrisë Serbe, natyrisht duke tentuar të rrisë tensionin, e më lart. të gjitha për të errësuar dhe lënë mënjanë atë që ai po bën, dhe që çon ose çon në një përshkallëzim në terren, duke rrezikuar të drejtat dhe liritë e njeriut të serbëve në Kosovë,veçanërisht në veri”.
Këto komente, ai i dha në ceremoninë ushtarake në Nish, me rastin e 80 vjetorit të themelimit të një brigade serbe
The post Kryeministri serb nuk përmend pyje fare, i kapet Kurtit se denoncoi kërcënimin kufitar nga ushtria serbe appeared first on Klan Kosova.