Ushtria izraelite thotë se katër persona janë vrarë, edhe shtatë të tjerë janë plagosur rëndë pas një sulmi me dron në qytetin verior të Izraelit, Binyamina.
Kjo ushtri shtoi se ky sulm i nisur nga Hezbollahu, ka goditur një bazë ushtarake, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“Të gjithë personat e lënduar janë evakuuar në spitale dhe familjet e tyre janë njoftuar”, thuhet në njoftimin e IDF-së.
The post Ushtria e Izraelit: Katër të vrarë në sulmin e Hezbollahut në bazë ushtarake izraelite appeared first on Klan Kosova.