Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, u tregua një sportist i vërtetë pas ndeshjes kundër Serbisë.
Edhe pse nuk u prit fare mirë nga tifozët serb, ai u përshendet me trajnerin, Dragan Stojkoviq.
E ky i fundit foli rreth asaj që Xhaka i tha gjatë përshëndetjes.
“Xhaka më tha mua se gjithçka ishte në rregull, që futbollistët patën një qëndrim të mrekullueshëm dhe gjithçka shkoi mirë”, u shpreh Stojkoviq.
Zvicra humbi kundër Serbisë, me rezultat 2:0.
Atmosfera në stadium ishte shumë e tensionuar.
Tifozët serbë vazhdimisht therrisnin kore kundër Kosovës dhe në veçanti drejtuar kundër kapitenit zviceran, sa herë që Granit Xhaka, e kishte topin.
mgid.com, 474771, DIRECT, d4c29acad76ce94f