Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha deklaroi se për çështjen e ushqimit në FSK duhet të jap dorëheqje ministri, zëvendësministri e sekretari në Ministri të Mbrojtjes. Në seancën e jashtëzakonshme të ftuar me kërkesë të AAK-së, Berisha u shpreh se situata aktuale është shqetësuese dhe se trajtimi i ushtarëve me neglizhencë paraqet shkelje të rëndë të përgjegjësisë nga ana e qeverisë.Në seancën e jashtëzakonshme ku nuk po marrin pjesë deputetët e shumicës parlamentare, deputeti Bekë Berisha tha se çështja e ushqimit është me rëndësi dhe ndikon në funksionalitetin e FSK-së.Në emër të deputetëve nënshkrues, Berisha shtoi se “nuk ka lojë me ushtri” dhe se duhet të plotësohen kushtet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Berisha përmendi edhe Dejona Mihalin, e më tej kërkoi edhe dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes.