Këshilltari i MPJD-së, Qerim Bajrami ka thënë se lejimi i lëvizjes së lirë vetëm me letërnjoftime të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës në Kosovë, është një vendim shumë i mirë, shumë i duhur dhe i ardhur në vendin e duhur.
Në Edicionin Special, Bajrami u shpreh se këtë vendim qytetarët e Bosnjës janë duke e pritur që 12 vjet, njofton Klankosova.tv.
“Është një vendim shumë i mirë, i duhur edhe në vendin e duhur. Sot në Berlin e tha kryeministri jonë, që është një befasi atje”, tha Bajrami.
“Për qytetarë e Bosnjës është një vendim i shumëpritur, që 12 vjet. Për ne këtu e kemi që 14 vjet”.
The post Kosova ua heq ‘vizat’ shtetasve të Bosnjës, Bajrami: Vendim i duhur (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.