Shqipëria ka njoftuar se do të emetojë një tjetër eurobond me një vlerë prej 600 milionë eurosh, në vitin 2025.
Ministria e Financave ka filluar procedurat për të angazhuar një firmë ligjore të specializuar, e cila do të ofrojë konsulencë ligjore për këtë emetim.
Firma e cila do të angazhohet duhet të ketë ekspertizë në ligjin anglez, dhe ligjin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për letrat me vlerë.
Ky eurobond do të jetë i shtati për Shqipërinë, e cila ka shfrytëzuar këtë formë financimi për të mbështetur projekte të ndryshme zhvillimore dhe për të përmirësuar bilancin e saj financiar.
Emetimi i eurobondit do t’i mundësojë Shqipërisë të sigurojë financa në tregjet ndërkombëtare dhe të diversifikojë burimet e saj të financimit, shkruan A2 CNN, përcjell Klankosova.tv.
Kjo nismë vjen në një kohë kur vendi përballet me sfida të ndryshme ekonomike dhe kërkon të rrisë investimet për të nxitur zhvillimin ekonomik.
The post Shqipëria me eurobond të ri që vlen 600 milionë euro appeared first on Klan Kosova.