Home > Uncategorized > Zemaj: E pafalshme të diskutohet në Kuvend për bukën e ushtarëve

Zemaj: E pafalshme të diskutohet në Kuvend për bukën e ushtarëve

//
/
Comments are Off

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë sot në Kuvend se është fakt i pafalshëm që të diskutohet për ushqimin në FSK.

Siç tha ai, kjo nuk duhet të tolerohet dhe nuk duhet të shihet si një luftë “pozitë-opozitë”, njofton Klankosova.tv.

“Kjo as nuk është imagjinuar në ambiciet tona në liri dhe pavarësi dhe shtetndërtim, edhe atëherë kur jemi atakuar edhe atëherë kur jemi sunduar e kur jemi vra që mos me pasë ushtri të rregullt dhe ushtri të Kosovës me njerëz profesionistë. Sot kjo nuk duhet të tolerohet dhe nuk duhet të pranohet madje as të shihet si një luftë e jona pozitë opozitë por duhet të ketë reflektim mbi ndërshmëri nëse ka mbetur pak. Është fakti pafalshëm që sot të diskutohet gjashtë vite pas transformimit të madh për ushtrinë e Kosovës. Ne nuk duhet të heshtim e as qytetarët nuk duhet t’i pranojnë këto fakte dhe këto fakte e kanë emrin mashtrim”, tha Zemaj, njofton Klankosova.tv.

The post Zemaj: E pafalshme të diskutohet në Kuvend për bukën e ushtarëve appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights