Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar ekipin e Kosovës për fitoren ndaj Qipros.
Ai është shprehur se ekipi ynë sonte luajti me plot vetëbesim teksa sipas tij, na mbushi plot besim për ndeshjen e radhës kundër Rumanisë, përcjell Klankosova.tv.
“Nëntë gola, nëntë pikë në tre ndeshjet e fundit. Formë jashtëzakonisht e mirë e ekipit tonë, që sonte luajti me plot vetëbesim teksa na mbushi plot besim për ndeshjen e radhës kundër Rumanisë. Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme e gëzuar fitoren”, ka shkruar Kurti.
The post Kurti pas fitores së Kosovës: Formë jashtëzakonisht e mirë e ekipit tonë, luajti me plot vetëbesim appeared first on Klan Kosova.