Deputetët e Vetëvendosjes nuk shkuan as në seancën e së mërkurës, e opozitarët ndërmorën një aksion.
Partia Demokratike vendosi kapela të zeza nëpër mikrofonat e mazhorancës, si simbolikë për mesazhet e publikuara të shefes së Komiteteve në VV Dejona Mihali me ish-drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Para nisjes së punimeve, me heshtje nderohet edhe komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë.
41 ligjvënësit thirrën punime urgjente për faljen e borxheve për ambalazhuesit e ujit, pasi thonë se buxheti shtetëror u keqpërdor. Mungesa e pushtetit për të tretën herë brenda javës, është e kuptueshme për ta deri diku.
Haki Abazi si ish-ligjvënës i VV-së, mendon se ish-bashkëpartiakët i frikësohen debatit.
E për ish-kryeministrin Avdullah Hoti, korrupsioni me ambalazhuesit e ujit nuk është i vetmi.
LDK-ja dënon gjuhën ku ata përmenden në komunikimet brenda VV-së. Por me protagonisten e tyre, ironizoi edhe Pal Lekaj i AAK-së.
Në fund pritej të propozohej edhe një rezolutë, por pas tri orësh debat seanca u ndërpre për t`u vazhduar në tjetër ditë.
The post Kapela në mikrofona, deputetët e VV-së “ikin” nga debati në Kuvend appeared first on Klan Kosova.