Presidenti amerikan, Joe Biden ka lëshuar një deklaratë duke thënë se është informuar nga Izraeli për rezultatet e ADN-së që konfirmon vrasjen e Sinwar në Gaza.
“Kjo është një ditë e mirë për Izraelin, për Shtetet e Bashkuara dhe për botën”, tha ai, duke shtuar se inteligjenca amerikane kontribuoi në kërkimin e Izraelit për liderin e Hamasit gjatë vitit të kaluar, raporton Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Por, në vazhdën e njoftimit izraelit, mesazhi i Biden për Izraelin duket se është një mbyllje e luftës – edhe pse Netanyahu deklaroi në fjalimin e tij video më herët se lufta në Gaza nuk ka përfunduar ende.
“Unë do të flas së shpejti me kryeministrin Netanyahu dhe liderë të tjerë izraelitë … për të diskutuar rrugën për sjelljen e pengjeve në shtëpi te familjet e tyre dhe për t’i dhënë fund kësaj lufte një herë e përgjithmonë, e cila ka shkaktuar kaq shumë shkatërrim për njerëzit e pafajshëm”, tha Biden.
The post Biden: Me vrasjen e Sinwar, është një ditë e mirë për Izraelin, për Shtetet e Bashkuara dhe për botën appeared first on Klan Kosova.