Dogana e Kosovës ka parandaluar dy raste të kontrabandës me barnda në qytetin e Ferizaj.
Sipas njoftimit gjatë kontrollit të subjekteve janë gjetur produkte farmaceotike( 436 pako barna) pa banderolla të Republikës se Kosovës ,ku disa prej të cilave mbanin banderolla te serbisë që dhe shteteve tjera.
Po ashtu është bërë e ditur se vlera e tyre është rreth 4000 euro. Më tutje thuhet se mallrat janë sekuestruar dhe derguar në terminalin doganore për procedura të mëtutjeshme./Indeksonline/