Home > Uncategorized > Ferizaj e mposht Gjilanin i cili për disa minuta luajti me nëntë lojtarë

Ferizaj e mposht Gjilanin i cili për disa minuta luajti me nëntë lojtarë

//
/
Comments are Off

Ferizaj e ka mposhtur Gjilanin në xhiron e 10-të të Superligës së Kosovës në futboll me rezultat 1-2.

Mysafirët kaluan në epërsi qysh në minutën e 14-të të takimit me golin e Edon Sadriut, teksa epërsinë e dyfishuan një minutë përpara se të përfundonte pjesa e parë me golin e Abdeen Abdulit.

Vendasit arritën që ta ngushtonin epërsinë me anë të Jaroviqit në minutën e 71-të, por Ferizaj arriti që ta mbronte rezultatin deri në fund, njofton Klankosova.tv.

Në minutën e 85-të, Gjilani mbeti me një lojtar më pak, pasi nga loja u përjashtua Jamal, teksa në minutën e 92-të u ndëshkua me të kuq direkt edhe Ramadani.

Me këtë fitore, Ferizaj ka 10 pikë dhe pozicionohet në vendin e shtatë, kurse Gjilani gjendet në vendin e tetë me nëntë pikë.

The post Ferizaj e mposht Gjilanin i cili për disa minuta luajti me nëntë lojtarë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights