Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përfituar nga Procesi i Berlinit.
Ai kështu u shpreh gjatë diskutimit të mbajtur sot për Procesin e Berlinit, raporton KosovaPress, përcjell Klankosova.tv.
Rohde tutje tha se qëllimi kryesor është tregu i përbashkët rajonal.
Ambasadori sërish përshëndeti vendimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili njoftoi se nga 1 janari i 2025-tës do të heq njëanshëm regjimin e vizave për Bosnjë Hercegovinën.
The post Rohde: 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë përfituar nga Procesi i Berlinit appeared first on Klan Kosova.