Home > Uncategorized > ‘Rrebesh’ golash, Zenelët humbin kundër Galatasaray-it

‘Rrebesh’ golash, Zenelët humbin kundër Galatasaray-it

//
/
Comments are Off

Shtatë gola janë shënuar sonte në ndeshje e Europa League, Galatasaray – Elfsborg.

Skuadra turke e mposhti ekipin e dy vëllezërve Zeneli, Arbërit dhe Besfortit të cilët luajtën deri në minutin e 77-të.

“Cim Bom” e nisi furishëm takimin duke shkuar në pushim me tre gola epërsi.

Icardi ishte i pari që realizoi gol në minutën e 28-të.

Një autogol nga Pettersson dyfishoi rezultatin në minutën e 39-të, ndërsa pas pesë minutave realizoi Yilmaz.

Elfsborg shënoi dy gola të shpejtë, me Hult në minutën e 53-të dhe Baidoo i cili u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 64-të.

Akgun vulosi fitoren e Galatas në minutën e 83-të, ndërsa Larson ngushtoi rezultatin në 4:3, në 90+2.

The post ‘Rrebesh’ golash, Zenelët humbin kundër Galatasaray-it appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights