Home > Lajme > Skandali në ministrinë e Gërvallës: Humbin 400 pasaporta të mërgimtarëve, destinacion kishin 12 vende të Evropës

Skandali në ministrinë e Gërvallës: Humbin 400 pasaporta të mërgimtarëve, destinacion kishin 12 vende të Evropës

///
Comments are Off

“Gazeta Metro” ka mësuar nga burime në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës se janë humbur 400 pasaporta nga distributori përgjegjës.

Siç është cekur, 400 pasaporta janë humbur e për destinim kishin 12 vende të huaja ku jetojnë shtetas kosovar.

Firma e kontraktuar për dërgesa diplomatike, “A.L. DUSHI SH.P.K.”, në qershor të këtij viti kishte fituar tenderin e shërbimeve postare diplomatike.

Për këtë tender ishte përfolur se ishte diçka e kurdisur, sepse kishte dalë që kjo firmë si aktivitet ka pastrimin kimik të rrobave me lavenderi, por më poshtë në veprimtarinë e kësaj firme përshkruhen edhe aktivitete si rritja e deleve, gjedheve dhe fermave të përziera. /Gazetametro

Verified by MonsterInsights