Home > Uncategorized > Bashkimi e fiton dramën ndaj Pejës në basketboll

Bashkimi e fiton dramën ndaj Pejës në basketboll

//
/
Comments are Off

Bashkimi e ka mposhtur Pejën në xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll me rezultat 66:71.

Peja e fitoi çerekun e parë me rezultat 26:11, teksa Bashkimi bëri një rikthim të madh në çerekun e dytë, duke e fituar atë me rezultat 13:28.

Rezultati ishte i ngushtë edhe pas çerekut të tretë, të cilin Bashkimi e fitoi me rezultat 18:19, ndërsa diferenca e pikëve u bë në çerekun e fundit, të cilin e fituan mysafirët me rezultat 9:13.

Më i miri te Bashkimi ishte Zeqiri, i cili shënoi 18 pikë, vodhi pesë topa e dhuroi dy asistime, teksa te Peja u dallua Cowart, i cili shënoi 12 pikë e dha pesë asistime.

The post Bashkimi e fiton dramën ndaj Pejës në basketboll appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights