Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se e ka quajtur Serbinë si satelitin më i fortë të Rusisë në Evropë, për të cilën Bashkimi Evropian duhet të tregojë vendosmëri.
Në një konferencë për media, Osmani është shprehur se Kosova në anën tjetër po dëshmon qasje konstruktive dhe po vepron në frymën e fqinjësisë së mirë, duke avancuar në sundim të ligjit dhe duke mbajtur sistemin më të avancuar kushtetues në të gjithë kontinentin evropian sa i përket pakicave.
“Është koha e fundit që vendosmërinë që BE ka treguar në raport Rusinë të tregohet edhe ndaj satelitëve dhe shërbyesve të Rusisë në rajonin tonë. Kjo në veçanti është me rëndësi sa i përket Serbisë për aktin e agresionit ndaj Kosovës të kryer nëpërmjet forcave paramilitare, terroristë në shtator të vitit të kaluar gjë që sipas Shtëpisë së Bardhë ka pasur për qëllim të destabilizoj, jo vetëm Kosovë por të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha ajo. /kp/
The post Osmani: BE të tregojë vendosmëri edhe ndaj satelitëve të Rusisë appeared first on Klan Kosova.