Sot rreth orës 18:00 në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku.
Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona.
“Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.
The post Tre të lënduar si pasojë e një aksidenti në Drenas appeared first on Klan Kosova.