Pjesa e parë e ndeshjes mes Suharekës dhe Prishtinës, u krye me rezultat 1-1.
Vendasve iu deshën vetëm tre minuta nga fillimi i përballjes, për t’i bërë që të buzëqeshin tifozët.
Mevlan Zeka nga skuadra e Suharekës, ishte ai i cili e futi topin në rrjetën e kundërshtarit, në minutën e tretë.
Në epërsi vendasit qëndruan deri në minutën e 31-të, kur Ardi Ajdini i Prishtinës shënoi gol.
Nga pesë ndeshjet paraprake, Prishtina ka tri fitore e dy humbje, ndërsa qëndron e treta në listë.
Suhareka nga pesë ndeshjet paraprake ka dy fitore e tri humbje, e në listë mban vendin e gjashtë.
Me ndeshjet e sotme mbyllet java e dhjetë e Superligës së Kosovës në Futboll.
The post Suhareka e Prishtina shkojnë në pushim me rezultat të njëjtë appeared first on Klan Kosova.