Home > Uncategorized > Tri ndeshje radhazi pa fitore, Llapi nesër kërkon 3 pikë kundër Feronikelit’74

Tri ndeshje radhazi pa fitore, Llapi nesër kërkon 3 pikë kundër Feronikelit’74

//
/
Comments are Off

Barazoi pa gola me Ballkanin në “Zahir Pajaziti” dhe që nga ajo ndeshje, nuk mori më asnjë pikë.

Llapi humbi në dy udhëtime radhazi, duke u mposhtur 1-0 në Klinë nga Dukagjini dhe 2-1 prej Gjilanit, njofton Klankosova.tv.

E në xhiron e 11-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, e cila zhvillohet këtë mesjavë, podujevasit rikthehen në fushën e tyre, për t’u sfiduar nga ekipi me formën më të dobët në kampionat, Feronikeli’74.

Por pavarësisht se “Nikli” ka vetëm dy pikë në dhjetë javë, që të dyja i mori ndaj konkurentëve për pjesën e epërme të tabeles.

Skuadra nga Drenasi barazoi me Malishevën dhe Dritën, raporton Klankosova.tv.

Llapi synon patjetër t’i arkëtojë pikët e plota në këtë ballafaqim, në mënyrë që ta mbajë hapin për titullin kampion, kurse për Feronikelin’74, çdo pikë e humbur në vazhdim të edicionit 2024/25, e afron pranë Ligës së Parë për vitin e ardhshëm.

Kjo ndeshje transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore në vend, Art Motion, duke filluar në orën 13:00.

Komentator i këtij dueli, Naim Selmani.

The post Tri ndeshje radhazi pa fitore, Llapi nesër kërkon 3 pikë kundër Feronikelit’74 appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights