Home > Uncategorized > Përurohet rruga Kërstec-Pakishtë-Zapod me gjatësi 6.3 kilometra

Përurohet rruga Kërstec-Pakishtë-Zapod me gjatësi 6.3 kilometra

//
/
Comments are Off

Sot u përurua ndërtimi i rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapod, me gjatësi 6.3 kilometra dhe investim 2.6 milionë euro, e cila i lidh këto fshatra me Prizrenin dhe Dragashin, njoftojnë nga zyra e kryeministrit.

Me rastin e përurimit morën pjesë udhëheqës shtetëror nga Kosova dhe Shqipëria.

Bëhet e ditur se kryeministri Kurti theksoi se është shtruar një rrugë e cila është e arritur e përbashkët e Republikës së Kosovës dhe e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që të lëvizim sa më lirshëm dhe t’i ndihmojmë në veçanti banorët e këtyre zonave të thella.

“Është përfitim i jashtëzakonshëm për lëvizjen e lirë, për zhvillimin ekonomik e kulturor të këtyre zonave që i kanë dhënë shumë edhe Kosovës, edhe Shqipërisë, kombit shqiptar në të gjitha epokat e përparimit tonë”, tha kryeministri.

Sipas tij, ka qenë mungesa e infrastrukturës e cila ka detyruar banorët e këtyre zonave të thella të migrojnë, andaj me projekte të tilla infrastrukturore, siç tha Kurti, këta të fundit gjithnjë e më shumë do të mund të kthehen në vendlindjen e tyre më shpesh, e pse jo edhe përgjithmonë.

“Kemi shtruar një rrugë e cila është edhe në Kosovë edhe në Shqipëri në mënyrë që të lëvizim sa më lirshëm dhe t’i ndihmojmë në veçanti banorët e këtyre zonave të thella, të cilët edhe mungesa e infrastrukturës në të kaluarën i ka detyruar në migrim. Shpresojmë që me këso projekte infrastrukturore gjithnjë e më shumë do të mund të kthehen në vendlindjen e tyre më shpesh, e pse jo edhe përgjithmonë”, u shpreh kryeministri me rastin e përurimit, bëhet e ditur në kumtesën për media.

The post Përurohet rruga Kërstec-Pakishtë-Zapod me gjatësi 6.3 kilometra appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights