Home > Uncategorized > Këto janë ndeshjet që mund t’i ndiqni sonte LIVE në Artmotion

Këto janë ndeshjet që mund t’i ndiqni sonte LIVE në Artmotion

//
/
Comments are Off

Këtë të premte në kanalin Art Sport 1 mund ta ndiqni LIVE ndeshjen në Superligën e femrave në Basketboll mes Bashkimit e Penzës.

Kjo ndeshje do të nisë nga ora 19:00, ndërsa në komentim do të jetë gazetarja sportive Ulpiana Emra.

Aktualisht Bashkimi është në vendin e parë në Superligën e femrave me gjashtë pikë nga tri ndeshje, aq sa ka edhe Penza që është në vendin e dytë.

Në pesë ndeshjet e fundit, Bashkimi i ka pesë fitore ndaj Penzës, njofton Klankosova.tv.

Kurse, nga ora 21:00 Art Sport 1 mund ta ndiqni LIVE duelin mes Alavesit dhe Mallorcas së sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi.

Mallorca udhëton te Alavesi pas një ecurie të mirë në pesë ndeshjet e fundit, ku ka tri fitore, një humbje dhe një barazim, teksa Alavesi në të gjitha garat në pesë ndeshjet e fundit ka katër humbje dhe një fitore. Këtë ndeshje mund ta ndiqni nën komentimin e gazetarit Lirim Pecit.

E, me fillim nga ora 19:30  në Art Sport 2 mund t’i ndiqni Formula 1 “GP Brazili” nën komentimin e gazetarit Naim Selmani.

Ndërsa nga ora 18:30 vjen në Art Sport 3 ndeshja nga Superliga e Turqisë mes Gaziantepit dhe Goztepes.

Nga ora 19:00 Monaco e pret Angers, e cila do të transmetohet në Artmotion. Aktualisht Monaco gjendet në vendin e dytë me 20 pikë, ku në pesë ndeshjet e fundit i ka tri fitore, një humbje e një barazim, ndërsa Angers gjendet në vendin e 15-të me shtatë pikë, ku në pesë ndeshjet e fundit i ka tri barazime, një humbje dhe një fitore.

Në mbrëmje, me fillim nga ora 21:00, skuadra e yllit të Kosovës, Edon Zhegrovës, e pret në shtëpi Lyonin, ndeshje kjo që transmetohet në Artmotion.

The post Këto janë ndeshjet që mund t’i ndiqni sonte LIVE në Artmotion appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights