Home > Uncategorized > Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në SPAK

//
/
Comments are Off

Kryebashkiaku socialist i Shkodrës, Benet Beci është paraqitur pasditen e së premtes në SPAK, ku qëndroi për rreth 20 minuta.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Beci nuk dha asnjë koment për mediat, shkruan euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Sipas medieve shqiptare, nuk dihet nëse është pyetur si person në dijeni për dosje hetimore si kryebashkiak i Shkodrës, apo për kohën kur ka mbajtur postin e kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Ditët e fundit disa kryebashkiakë dhe zyrtarë të majtë e të djathtë kanë shkuar në SPAK.

Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia, deputeti i PD-së, Luan Baçi, deputetja e PD-së, Elda Hoti, ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, Buja Çela dhe deputet i PS-së, Ardian Çela janë disa nga zyrtarët që janë pyetur nga Prokuroria e Posaçme dy ditët e fundit.

The post Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në SPAK appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights