Operacioni “Kalaja”, u zhvillua sot nga Antidroga e Policisë dhe Prokuroria Themelore e Pejës.
Në këtë megaksion, u konfiskuan rreth 100 kilogramë substanca narkotike e llojit “Marihuanë”, e në pranga ranë dy persona.
Detaje për Klankosova.tv ka dhënë prokurori Ersan Qavolli.
Qavolli tregoi se si u zhvillua ky aksion.
“Arrestimi i të pandehurit është bërë në Qendër Tregtare, por aksioni është kryer në Raushiq të Pejës.Aty janë sekustruar 100 kilogramë narkotik e llojit marihuanë dhe janë kontrolluar një fermë e pulave, një shtëpi dhe një plantacion”, tha ai për Klankosova.tv
“Gjithashtu edhe një shtëpi në Barilevë ku janë arrestuar dy persona dhe janë sekuestruar edhe katër vetura”, theksoi ai.
Prokurori i rastit bëri të ditur se nesër do të parashtrohet edhe kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarve.
The post Si u zhvillua aksioni ku u kapën rreth 100 kilogramë drogë? appeared first on Klan Kosova.