Home > Uncategorized > Mundësuan marrjen e patentë-shoferëve përmes ryshfetit, arrestohen dy persona

Mundësuan marrjen e patentë-shoferëve përmes ryshfetit, arrestohen dy persona

//
/
Comments are Off

Dy persona janë arrestuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion i rajonit të Ferizajt.

H.S dhe E.S, dyshohen për veprat penale “Pranimi i Ryshfetit në Sektorin Privat’’ dhe “Falsifikimi i Dokumenteve’’.

Sipas njoftimit të policisë, dy të dyshuarit me qëllim të përfitimit kishin pranuar ryshfet nga kandidatë të ndryshme për t’ua mundësuar atyre marrjen e patentë-shoferëve të kategorisë B dhe C pa iu nënshtruar testeve/kritereve përkatëse, përfshirë edhe sigurimin e certifikatës mjekësore, pa i’u nënshtruar kontrolleve të rregullta mjekësore si dhe plotësimin e vërtetimit që kandidati kinse është aftësuar në pjesën teorike dhe praktike.

Në lidhje me rastin janë konfiskuar edhe prova materiale si:

– Dy telefona mobilë;

– Pesë libra – regjistratorë;

– Shtatë fletore, regjistrimi; fletore interne dhe xhepi;

– 64 dosje origjinale të kandidatëve;

– 21 Certifikata mjekësore-të shoferëve profesional-për punë.

“Pas përfundimet të bastisjes, janë shoqëruar dy të dyshuarit e lartcekur me iniciale, të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, i caktuar sipas detyrës zyrtare.Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorin përgjegjës të rastit në PTHF, ku pas intervistës, me Aktvendim të Prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për procedurë të mëtejme ligjore. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv

The post Mundësuan marrjen e patentë-shoferëve përmes ryshfetit, arrestohen dy persona appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights