Seanca plenare e Kuvendit ka nisur me një minutë heshtje, për ushtarin e FSK-së Liman Musliu, që vdiq aksidentalisht në vendin e punës, të shtunën.
Propozimi u bë nga Abdelard Tahiri i PDK-së, i cili theksoi se për këtë janë dakorduar me shefat e grupeve tjera parlamentare.
“Në pajtim edhe me shefat e grupeve tjera parlamentare, jemi dakorduar që ta nderojmë me një minutë heshtje vetereanin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëtarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliun”, u shpreh Tahiri.
“E nderojmë”, tha më pas kryekuvendari Glauk Konfjuca, ku më pas të gjithë u ngritën në këmbë.
Në rendin e ditës të seancës sot është shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin e ardhshëm.
The post Seanca në Kuvend nis me një minutë heshtje për ushtarin e FSK-së që vdiq aksidentalisht appeared first on Klan Kosova.


