Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump pritet të emërojë Michael Waltzin, një republikan nga Florida, për të shërbyer si këshilltar për sigurinë kombëtare.
Kështu thanë dy burime për CBS News, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Një veteran i luftës në Afganistan dhe një mbështetës për një kohë të gjatë i Trumpit, Waltzi u rizgjodh në Kongres javën e kaluar – megjithëse do t’i duhet të lirojë zyrën e tij për të shërbyer në Shtëpinë e Bardhë.
Në këtë rol, Waltzi do të shërbente si këshilltar kryesor i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare dhe ato politikës së jashtme. Është një rol i spikatur që nuk kërkon konfirmim, transmeton Klankosova.tv.
Senatori Marco Rubio nga Florida është në bisedime për të qenë i nominuari i Trumpit për Sekretar Shteti, megjithëse zgjedhja nuk është një marrëveshje e përfunduar, thanë dy burime për CBS.
Zyrat e Waltzit dhe Rubios nuk iu përgjigjën kërkesës së BBC-së për koment.
The post Trumpi do të emërojë këshilltarin e sigurisë kombëtare ndërsa Rubio përmendet për rolin e lartë diplomatik appeared first on Klan Kosova.