Humbja 1-2 nga Greqia në “Wembley Stadium” më 10 tetor, i ka prishur plane goxha finalistit të kampionatit të fundit evropian, Anglisë.
Kjo pasi “helenët” nuk gabuan më në UEFA Nations League, duke fituar çdo ballafaqim tjetër, njofton Klankosova.tv.
Tani misioni për vendin e parë në Grupin 2 të Ligës B, është vështirësuar për “Tre Luanët”.
Anglezëve nuk u mjafton vetëm fitorja, pasi grekët kanë edhe goldallimin më të mirë, andaj në sfidën e sotme të Athinës, Anglia duhet që së paku me dy gola epërsi, ta mbyll ndeshjen.
Kjo super përballje me peshë pozitën e parë në grup, fillon në orën 20:45 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 2 të platformës gjigante, Art Motion.
Komentator, Lirim Peci.
The post Anglia duhet të fitojë në Greqi me dy gola dallim, për t’u renditur e para në grup appeared first on Klan Kosova.