Home > Uncategorized > Mosmarrëveshja dyshohet të jetë shkak i therjes së 24-vjeçarit në Gjilan

Mosmarrëveshja dyshohet të jetë shkak i therjes së 24-vjeçarit në Gjilan

//
/
Comments are Off

Një 24-vjeçar është therur mbrëmë në Gjilan.

Sipas policisë, deri te therja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje, raporton Klankosova.tv.

Ndërkaq i dyshuari ende nuk është arrestuar, derisa policia po punon për kapjen e tij.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje, viktima mashkull kosovar është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Gjilanit e më pas për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK Prishtinë. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh.

The post Mosmarrëveshja dyshohet të jetë shkak i therjes së 24-vjeçarit në Gjilan appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights