Home > Uncategorized > “Luanët” e Kosovës trajnohen, FSK-ja kësaj here prezente në Butovc dhe Zllatar

“Luanët” e Kosovës trajnohen, FSK-ja kësaj here prezente në Butovc dhe Zllatar

//
/
Comments are Off

Sot, nesër e pasnesër, FSK-ja do të zhvillojë trajnime në terren në fshatrat Butovc dhe Zllatar të Komunës së Prishtinës.

Gjatë kësaj periudhe, do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake, përcjell Klankosova.tv.

Sipas njoftimit, ky është një trajnim i planifikuar dhe nuk ka arsye për shqetësim.

“Luanët” e Kosovës, demonstruan disa aksione edhe të martën, në Babaj të Bokës së Gjakovës. Aty u bashkuan mbi 1 mijë ushtarë.

E gjithë kjo në kuadër të ushtrimit fushor me titull “Ujku i Çeliktë”, ku pjesë mori edhe presidentja Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti.

The post “Luanët” e Kosovës trajnohen, FSK-ja kësaj here prezente në Butovc dhe Zllatar appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights