Një tërmet me magnitudë 4.9 u regjistrua në Dogansehir të Turqisë, sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të vendit.
Lëkundjet ndodhën në një thellësi prej 7 kilometrash dhe u ndjenë edhe në qytetet përreth, përfshirë Adiyaman, Kahramanmaras, Gaziantep dhe Sanliurfa, shkruan Anadolu Agency, transmeton Klankosova.tv.
Nuk raportohet për viktima e as dëme materiale nga ky tërmet.
The post Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë appeared first on Klan Kosova.