Genoa ka njoftuar zyrtarisht se Alberto Gilardino është shkarkuar nga detyra si trajner pas dy vitesh në krye të ekipit, periudhë që përfshiu një fushatë promovimi nga Serie B në sezonin 2022-23.
Raportet në Itali sugjerojnë se ish-mesfushori i Arsenalit, Patrick Vieira, mund të marrë drejtimin e skuadrës.
Gilardino largohet nga ekipi që ka 10 pikë nga 12 ndeshje dhe është vetëm një pozicion dhe një pikë larg zonës së rënies.
Ndeshja e saj e fundit ishte barazimi 1-1 kundër Como, para pushimit për ndeshjet ndërkombëtare.
Genoa ka lëshuar një njoftim të shkurtër në faqen e klubit, duke falenderuar Gilardino për punën e tij.
“Genoa CFC njofton se Alberto Gilardino është larguar nga detyra”, thuhet në komunikatën për shtyp.
“Klubi falenderon trajnerin Gilardino për sukseset e arritura gjatë periudhës së tij dhe i dëshiron më të mirat për karrierën e tij”, shkruan tutje aty, raporton Football-italia.com, përcjell Klankosova.tv.
Gilardino është trajneri i katërt në Serie A që humb punën këtë sezon, pas largimit të Daniele De Rossit nga Roma, shkarkimit të Luca Gottit nga Lecce dhe largimit të Ivan Juricit, gjithashtu te Roma.
Genoa do të luajë ndeshjen tjetër të dielën në shtëpi kundër Cagliarit.
The post Genoa konfirmon shkarkimin e trajnerit Gilardino appeared first on Klan Kosova.