Home > Uncategorized > Tragjedia në stacionin hekurudhor në Beograd, dorëhiqet ministri serb

Tragjedia në stacionin hekurudhor në Beograd, dorëhiqet ministri serb

//
/
Comments are Off

Ministri i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme në Serbi, Tomislav Momiroviq ka dorëzuar sot dorëheqjen për shkak të tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

“Ju njoftoj se po jap dorëheqje nga pozita e Ministrit të Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme. I jam mirënjohës Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq për besimin dhe çmimin. Për të dhe për Serbinë jam gjithmonë këtu”, ka thënë Momiroviq në dorëheqjen e tij me shkrim, të cilën ia ka dorëzuar kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Momiroviq ka mbajtur postin e Ministrit të Politikës së Brendshme dhe të Jashtme nga 26 tetor 2022, dhe atë të Ministrit të Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës nga 2020 deri në 2022-ën.

15 persona kanë vdekur si pasojë e shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

The post Tragjedia në stacionin hekurudhor në Beograd, dorëhiqet ministri serb appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights