Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka nënshkruar sot një vendim të rëndësishëm që lidhet me Ushtrinë e Kosovës, pikërisht kur sot shënohet Dita e Forcës në vendin tonë.
Ai bëri të ditur se do të themelohet një komision ndërministror për qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave dhe negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës.
“Një ushtri që për një kohë kaq të shkurtër është armatosur kaq shumë sa kjo e jona, ka nevojë për ta siguruar edhe garantuar operacionalitetin e plotë dhe qëndrueshmërinë në tërësi. Andaj me sot hedhim hapat tonë të parë për ngritjen e industrisë ushtarake”, tha kryeministri, njofton Klankosova.tv.
Më tutje, shefi i qeverisë në fjalën e tij në mbledhjen e sotme me ministra, tha se prioritet i tij ka qenë gjithmonë mbrojtja dhe kjo siç tha ai, është dëshmuar në vazhdimësi.
“Si me numrin e ushtarëve që është dyfishuar, si me buxhetin për Ministrinë e Mbrojtjes që është trefishuar, si me trajnimet jashtë vendit që janë katërfishuar, si me investimet në armatim që janë shumëfishuar”, tha Kurti.
The post Firmoset vendimi, Kosova do të bëhet me fabrikë të municionit dhe laborator për fluturaket pa pilot appeared first on Klan Kosova.