Home > Uncategorized > “Kemi pasur invalidë e të sëmurë”, banesat po bëhen me ashensorë (VIDEO)

“Kemi pasur invalidë e të sëmurë”, banesat po bëhen me ashensorë (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Për 34 vjet objekti 11 në Kompleksin ”Banesat e Bardha”, nuk pati ashensor.

Ndaj edhe qytetari Enver Leci, që është ndër të parët si banorë i këtushëm më shumë sfida qarkullonte nga kati i pestë në zero për nevojat ditore, transmeton klankosova.tv.

Siç thotë vet ai, brenda ditës lëshohej deri në 6 herë e duke i ngjitur 400 shkallë dhe po aq gjatë zbritjes.

Por këto vështirësi kanë marrë fund gjatë kësaj javë, pas shumë ankesave e kërkesave  t që blloku i tyre të bëhej me lift, tashmë  ata vese po e shfrytëzojnë ashensorin e munguar për dekada.

Jo vetëm në lagjen Bregu i Diellit por edhe në disa të tjera të zonës urbane, drejtoria e shërbimeve publike për këtë vit po i instalon vetëm 10 ashensorë, kërkesa këto që datojnë nga 2016-ta e që janë mbi 80.

Edhe 10 sosh do të vendosen vitin tjetër, me planin që në një të ardhme të afërt të gjitha banesat kolektive të ndërtuara në ish-sistem, lëvizjen ta kenë të lehtësuar dhe jo duke u ngjitur shkallëve.

Për të moshuarit mungesa e një ashensori ua vështirëson jetën më të madhe, shto faktin nëse ata jetojnë në katet e larta.

I gjithë ky investim është bërë 90% nga ana e komunës sa i përket financimit dhe blerjes së një lifti dhe 10% participim nga qytetarët.

Për banorët shuma monetare ka qenë e përballueshme më të cilën ka kontribuar.

 

The post “Kemi pasur invalidë e të sëmurë”, banesat po bëhen me ashensorë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights