Home > Uncategorized > “Vota e diasporës”, sonte në MAT (VIDEO)

“Vota e diasporës”, sonte në MAT (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Më 9 shkurt është caktuar data për zgjedhjet e përgjithshme, që është e para herë që mbahen në afat të rregullt.

Në këtë proces do të marrë pjesë edhe diaspora kosovare, e cila viteve të fundit ka kthyer më tepër vëmendjen sa i përket zgjedhjeve.

Për herë të parë ata do të mund të votojnë edhe nëpër ambasada e konsullata. Votën e tyre mërgimtarët nëpër institucionet diplomatike kanë mundësi ta bëjnë me 8 shkurt.

MAT sjell dokumentarin e ri që i kushtohet votimit të diasporës dhe aty këtë të mërkurë do të mund t’i gjeni përgjigjet e këtyre pyetjeve:

Si u bë diaspora kaq jetike për partitë politike?

Pse liderët po i kushtojnë më shumë vëmendje kosovarëve në Perëndim se atyre në vend, aktualisht?

Sa votues ka shteti jashtë vendit?

Si do të votojnë ata në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit?

A do ta përcaktojë diaspora qeverinë e radhës në Kosovë?

Kur dhe në cilën komunë, diaspora vendosi kryetarin e saj?

“Vota diasporës” , dokumentari më i ri në MAT.

Ndiqeni, këtë të mërkurë, nga ora 22, në Klan Kosova!

The post “Vota e diasporës”, sonte në MAT (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights