Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, së bashku me drejtoreshën e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, Kadire Tahiraj, kanë inauguruar Këndin e Kurajos, një hapësirë e posaçme për ekspozimin e punimeve të veçanta nga duart e arta të viktimave të dhunës gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se ky kënd nuk është thjesht një kujtim i dhembjeve dhe sakrificave të së kaluarës, por një zë i fuqishëm për të tashmen dhe të ardhmen e këtyre grave.
“Këndi simbolizon qëndresën dhe vlerën e tyre, duke na kujtuar se solidariteti dhe mbështetja institucionale janë detyrime morale dhe njerëzore. Mirënjohje për bashkëpunimin e vyer QPDG-së, propozueses së këtij këndi dhe të gjitha vajzave e grave të tjera për çdo përpjekje që bën të mundur fuqizimin dhe integrimin e këtyre grave të jashtëzakonshme në jetën tonë”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
The post Inaugurohet Këndi i Kurajos në Istog, ekspozohen punimet e viktimave të dhunës gjatë luftës së fundit appeared first on Klan Kosova.