Home > Uncategorized > Greta Kryeziu nga Kamenica, i bashkohet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Greta Kryeziu nga Kamenica, i bashkohet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

//
/
Comments are Off

Greta Kryeziu, farmaciste nga Kamenica, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

E kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj e ka quajtur Kryeziun si shembull i brezit të ri që zgjedhin rrugën e ndryshimit, transmeton Klankosova.tv.

“Profesionistët më të mirë dhe rinia e shkolluar e vendit po bashkohen çdo ditë me vizionin tonë për një Kosovë Fituese. Greta Kryeziu, magjistre e farmacisë nga Kamenica, është shembull i brezit të ri që po zgjedh rrugën e ndryshimit. Bashkimi i ekspertizës profesionale të të rinjve me vullnetin politik është rrugë e sigurt për ta nxjerrë Kosovën nga ngërçi aktual. Përderisa qeveria aktuale largohet nga nevojat reale të qytetarëve, ne po ndërtojmë një skuadër të re që di të lexojë sfidat e kohës”, ka shkruar kandidati për kryeministër në Facebook.

“Me profesionistë si Greta në ekipin tonë, do të realizojmë reformën e thellë në sistemin shëndetësor dhe do të sigurojmë shërbime cilësore për të gjithë. Kosova ka nevojë për energjinë dhe profesionalizmin e brezit të ri që e do vendin dhe di ta çojë përpara”.

The post Greta Kryeziu nga Kamenica, i bashkohet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights