Home > Uncategorized > Alergologu nga Çikago: Fryrja e gabuar e hundës, rrezik për veshët dhe mukozën

Alergologu nga Çikago: Fryrja e gabuar e hundës, rrezik për veshët dhe mukozën

//
/
Comments are Off

Fryrja e hundës gjatë stinës së festave mund të duket e zakonshme, por ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të bëhet gabimisht dhe të shkaktojë probleme shëndetësore.

Sipas Dr. Zachary Rubin, alergolog pediatrik nga Çikago, fryrja e ajrit dhe mukusit nga të dyja vrimat e hundës njëkohësisht mund të shkaktojë presion të tepruar në pasazhet delikate të hundës, duke shtyrë viruset dhe bakteret drejt tubave eustakianë që lidhin hundën me veshët, transmeton klankosova.tv.

Kjo rrit rrezikun e infeksioneve të veshit dhe madje mund të shkaktojë dhimbje ose, në raste të rralla, shpërthim të daulles së veshit.

Dr. Carl Philpott, profesor i rinologjisë, shton për Daily Mail, se fryrja e fortë mund të çojë edhe në dëmtime të kockave të vogla të veshit të brendshëm.

Mjekët këshillojnë të fryhet hunda me kujdes për të shmangur komplikimet e mundshme.

The post Alergologu nga Çikago: Fryrja e gabuar e hundës, rrezik për veshët dhe mukozën appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights