Sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova u fol në lidhje me atë se kush është pas sulmit në Ibër Lepenc.
Gazetari Florent Zeqaj foli në lidhje me përfshirjen e disa shteve në këtë sulm, duke thënë se Rusia është kryesore.
Ai u shpreh se nuk dëshiron të jap emra të tjerë, për shkak të procesit.
“Rusia është kryesore, emra të tjerë nuk dua të jap, për shkak të procesit, ndaj nuk dua. Në mesin e grupit që ka qenë dyshohet që ka edhe shqiptarë”, u shpreh tutje ai.
The post Zeqaj për përfshirjen e shteteve në sulmin e Ibër Lepencit: Rusia është kryesore (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.