Home > Uncategorized > Laçi asiston, Rrahmani shënon

Laçi asiston, Rrahmani shënon

//
/
Comments are Off

Futbollistët shqiptarë janë pjesë goxha e rëndësishme e klubit çek Sparta Praga.

Kontributi i tyre vërehet thuajse në secilën ndeshje e kjo u vërtetua edhe sot kundër skuadrës Jablonec.

Sot, futbollisti i Shqipërisë Qazim Laçi asistoi, ndërkaq ai i Kosovës realizoi.

Albion Rrahmani e barazoi rezultatin në 1:1 në minutin e 52-të.

Ky gol është i katërti në ligën çeke për Rrahmanit.

E për Spartën luajnë edhe dy shqiptarë të tjerë.

Është ish-futbollisti i Ballkanit Ermal Krasniqi si dhe futbollisti tjetër shqiptar, Endrit Tuçi.

The post Laçi asiston, Rrahmani shënon appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights