Home > Uncategorized > Norvegjia do të sigurojë 242 milionë dollarë për të forcuar marinën ukrainase

Norvegjia do të sigurojë 242 milionë dollarë për të forcuar marinën ukrainase

//
/
Comments are Off

Norvegjia tha të hënën se do të sigurojë 242 milionë dollarë për të forcuar marinën ukrainase dhe për ta ndihmuar atë të pengojë forcat detare ruse në Detin e Zi.

Pjesa më e madhe e financimit do të shkojë drejt inovacionit dhe autonomisë nën Koalicionin e Kapaciteteve Detare, të cilin Norvegjia dhe Britania e nisën vitin e kaluar për ta bërë marinën e Ukrainës më të pajtueshme me aleatët perëndimorë, tha qeveria e këtij vendi, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv

“Është thelbësore të mbrohet popullsia ukrainase dhe infrastruktura ukrainase nga sulmet e flotës ruse të Detit të Zi”, tha kryeministri Jonas Gahr Stoere në një deklaratë.

The post Norvegjia do të sigurojë 242 milionë dollarë për të forcuar marinën ukrainase appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights