Home > Uncategorized > Pse disa gra mbesin shtatzëna edhe me pilulën? Shpjegimi mund të gjendet te gjenet

Pse disa gra mbesin shtatzëna edhe me pilulën? Shpjegimi mund të gjendet te gjenet

//
/
Comments are Off

Shumë gra besojnë se pilula kontraceptive i bën të shtojnë peshë, edhe pse studimet e mëparshme nuk kanë gjetur një lidhje të qartë.

Por një studim i ri sugjeron se disa gra mund të shtojnë në peshë nga kontraceptivët hormonalë, dhe shkaktarët janë gjenet e tyre, transmeton klankosova.tv.

Studiuesit nga Shkolla e Mjekësisë në Yale zbuluan se një variant i gjenit ESR1 mund të jetë arsyeja pse disa gra shtojnë peshë kur përdorin kontraceptivë që përmbajnë progestinë (një formë sintetike e hormonit progesteron).

Në studim u përfshinë 276 gra që përdornin implante me etonogestrel, një formë progestine. Rezultatet treguan se gratë me variantin e caktuar të këtij gjeni kishin më shumë gjasa të shtonin në peshë.

Për më tepër, siç thotë daily mail, ky zbulim mund të shpjegojë edhe pse disa gra mbeten shtatzëna pavarësisht përdorimit korrekt të kontraceptivëve.

Sipas ekspertëve, ky kuptim i ri mund të çojë në zhvillimin e metodave të “personalizuara” të kontraceptivëve që përshtaten më mirë me nevojat individuale të grave.

The post Pse disa gra mbesin shtatzëna edhe me pilulën? Shpjegimi mund të gjendet te gjenet appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights