Deputetja e Partisë Demokratikë të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë që cilësia e jetës në Kosovë është e dobët për shkak të qeverisë Kurti.
“Unë besoj që secili prej nesh, nëse veç një pzetje ia bën vetes – a jetojmë sot më mirë apo kemi jetuar para dy-tre vjetësh, apo katër vjetësh?”, ka thënë Hoxha në Rubikon të Klan Kosovës.
“Të gjithë ne pa dallim, pavarësisht se ku shërbejmë apo në çfarë pozicioni jemi, kualitetin e jetës e kemi më të dobët”.
“Dhe adresa kryesore për këtë çështje janë politikat ekonomike të qeverisë Kurti”.
The post Hoxha: Prej Qeverisjes Kurti kualiteti i jetës është i dobët në Kosovë appeared first on Klan Kosova.