Këtë të enjte është minuar edhe një pjesë e rrugës Dollc – Kijevë nga ana e ministrisë së Infrastrukturës.
Ky është minimi i pestë që po i bëhet masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës.
Në njoftimin e ministrisë së Infrastrukturës, të bërë të hënën, patën thënë se me këtë rast do të ketë edhe ndërprerje të qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës deri në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
The post Ministria minon sërish segmentin e rrugës Dollc – Kijevë appeared first on Klan Kosova.