Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shpërndarë një video nga tubimi i Forumit të Rinisë të LDK-së, i mbajtur të enjten.
Abdixhiku, në fjalimin e tij vuri theksin te fuqia e rinisë si pasuria më e madhe e Kosovës dhe shprehu besimin se ndryshimi sipas tij do të vijë nga ata që guxojnë të ëndërrojnë dhe të veprojnë, transmeton Klankosova.tv.
“Rini! Liri! Ardhmëri! Ishte bukur, ishte fort, ishte plot energji. E ardhmja u takon atyre që shohin shpresë para frikës, shohin mundësi para dorëzimit, shohin Republikën para urrejtjes!”.
“Kjo e ardhme nuk i takon atyre që na ndajnë e përçajnë, atyre që janë plot mllef e vrer. Kjo e ardhme u takon atyre që besojnë në rini, që ëndërrojnë dhe guxojnë të ëndërrojnë”, u shpreh ai.
The post Abdixhiku: E ardhmja u takon atyre që shohin Republikën para urrejtjes appeared first on Klan Kosova.