Pronari i kompanisë “SpaceX”’, Elon Musk, ka njoftuar se interneti i Starlinkut tashmë është i qasshëm në Kosovë.
Për qasjen e Kosovës në internetin e Starlink ka njoftuar edhe vet kompania, përmes një njoftimi në platformën “X”.
“Starlink tani në Kosovë”, shkroi Musk, teksa vetë kompania tha se “interneti me shpejtësi të lartë Starlink tani është i disponueshëm në Kosovë”.
Starlink now in Kosovo https://t.co/GFxBRn3geL
— Elon Musk (@elonmusk) December 21, 2024
Për këtë gjë ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli, i cili tha se është emocionueshe ta shohësh Starlinkun duke u zgjeruar në Kosovë.
“Është emocionuese të shohësh Starlink duke u zgjeruar në Kosovë dhe duke inkurajuar mundësi të reja për rritje teknologjike”, shkroi Dugolli.
Exciting to see Starlink expanding into
and encouraging new opportunities for technological growth.
Welcome @Starlink
— Ilir Dugolli (@IlirDugolli) December 21, 2024
The post Starlink, zyrtarisht i qasshëm në Kosovë appeared first on Klan Kosova.