Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të ketë reshje edhe në ditët në vazhdim.
Durmishi tha se sipas raportimeve nga tereni të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë janë të hapura, përcjell Klankosova.tv.
“Reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të ketë reshje edhe në ditët në vazhdim. Ekipet e mirëmbajtjës janë në teren dhe janë duke intervenuar vazhdimisht në mënyrë që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme. Sipas raportimeve nga tereni të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë janë të hapura”.
“Ju lutemi që të keni kujdes gjatë vozitjes duke respektuar rregullat dhe përshtatur kushteve klimatike. Do të jemi vazhdimisht në gatishmëri që rrugët tona të jenë të hapura për lëvizjën sa më të lehtë për ju”, shkroi tutje Durmishi.
The post Durmishi pas reshjeve të borës: Të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë, të hapura appeared first on Klan Kosova.